image Mblidhet PDK, paralajmërohen vendime të rëndësishme

Politikë

Mblidhet PDK, paralajmërohen vendime të rëndësishme

news image

Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot për mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Temë kyçe do të jetë situata e krijuar në veri të vendit. Për mbledhjen ka folur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh”.

“Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese.Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tha tutje se Kurti po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska”.

Ende nuk është bërë e ditur ora e takimit, por nënkrytarja Vlora Çitaku ka paralajmëruar vendime të rëndësishme që do të dalin nga mbledhja e Këshillit.

/GazetaSinjali/