image Mblidhet KQZ, shqyrton regjistrimin e tri partive

Kosovë

Mblidhet KQZ, shqyrton regjistrimin e tri partive

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 10:00 për të shqyrtuar regjistrimin e tri partive politike.

Sipas njoftimit të KQZ-së, bëhet fjalë për Partinë Euroatlantike të Kosovës, Partinë Balliste dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

KQZ nuk ka njoftuar nëse do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme ndonëse kjo gjë mund të shtohet në rendin e ditës.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe njoftimi lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017./Sinjali/