image Mbledhja e kryesisë së PD-së, miratohen katër kandidatë për kryetar partie

Shqipëri

Mbledhja e kryesisë së PD-së, miratohen katër kandidatë për kryetar partie

news image

Në mesditën e së dielës është zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, mbledhja e kryesisë ku janë aprovuar kandidaturat për kryetar partie të katër kandidatëve dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë, të cilat do të zhvillohen me 13 qershor.

Kandidatët deri më tani janë emra të njohur brenda PD-së, teksa përballë Lulzim Bashës pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi me Ibsen Elezin nga Grupimi “Për PD”.

Në përfundim të mbledhjes kryesia e Partisë Demokratike votoi që gara për kryetarin e ri të PD-së të ketë katër kandidatë.

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edit Harxhi

Agron Shehaj

Për Bashën dhe Kadillin votuan të gjithë, ndërkohë që për Harxhin katër anëtarë votuan abstenim dhe për Shehajn, gjashtë. /Gazeta Sinjali/