image Mbi një milion e gjysmë qytetarë të vaksinuar kundër koronavirusit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi një milion e gjysmë qytetarë të vaksinuar kundër koronavirusit në Kosovë

news image

Kosova po ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit qysh prej marsit të vitit të kaluar. Mirëpo këtë situatë e ka lehtësuar vaksinimi, proces i cili është duke vazhduar për shkak se prej 9 dhjetorit ka filluar të administrohet edhe doza e tretë, shkruan Sinjali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me dozën e parë, në total janë vaksinuar 872.249 qytetarë, ndërsa me dozën e dytë 775.898 qytetarë.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka raportuar se sa është numri i qytetarëve që e kanë marrë dozën e tretë, sipas llogaritjeve, del se me këtë dozë janë administruar 3098 qytetarë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/