image Mbi një mijë persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi një mijë persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Një mijë e 390 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë ka arritur në 879 mijë e 525, ndërsa i atyre të vaksinuar me dozën e dytë në 780 mijë e 24.

Ndërkohë, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i fushatës së vaksinimit ka shkuar në 1 milion e 663 mijë e 943 doza.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, 16 raste të reja dhe pesë pacientë të shëruar./GazetaSinjali/