Që nga e premtja mbi 230 persona kanë vdekur në Kanada për shkak të një vape me temperatura tepër të larta, e cila asnjëherë nuk mbahet mend të jetë shënuar atje, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë atje, rastet e vdekjeve ishin kryesisht persona të moshuar ose qytetarë me probleme shëndetësore.
Dje në Kanada u regjistruan temperaturat 49.5 gradë Celsius, ndërsa të njëjtat nuk kishin kaluar asnjëherë temperaturat 45 gradë Celsius.
Ekspertët atje thonë se ndryshimi i klimës pritet t’i bëjë më të shpeshta rastet e motit ekstrem, siç janë valët e vapës. Vapa në Kanada e ShBA është shkaktuar nga shtypja e lartë e ajrit. Para të dielës, temperatura në Kanada kurrë nuk ka shkuar mbi 45 gradë.
Numri i rasteve fatale të lidhura me vapën ka gjasë të rritet, sepse zyrtarët në disa rajone kanë thënë se janë përgjigjur në incidente të vdekjeve të papritura, por ende nuk i kanë grumbulluar shifrat. /GazetaSinjali/