image Mbi 830 të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori”

Shëndetësi

Mbi 830 të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori”

news image

Mbi 830 persona të moshës mbi 80-vjeç janë vaksinuar kundër COVID-19,  në sallën “1 Tetori”, që nga 8 prilli kur filluar proces.

Ndërsa, që nga e diela në këtë qendër ka filluar vaksinimi antiCOVID i personave nga 80-84-vjeç.

Menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Bardh Nimani tha se deri në mesditë janë vaksinuar 88 persona, kurse gjithsej janë vaksinuar mbi 830 të moshuar.

“Fluksi i grup moshave mbi 80-vjeç është duke vijuar me vaksinimin. Aktualisht deri në këto qaste që po flasim kemi 88 të vaksinuar dhe numri total ka shkuar mbi 830. Presim që edhe sot pasdite dhe nesër që të kemi prapë këtë grup,  që të kemi sa më shumë dhe të na ec mbarë e mirë deri më tani”, tha ai për EO.

Vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç ka filluar më 8 prill.

Edhe në komunat tjera në Kosovë ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor dhe personave të moshuar.

Kosova në muajin mars ka pranuar dozat e para të vaksinës antiCOVID, në një sasi prej 24.000 dosave nga AstraZeneca. /Gazeta Sinjali/