Në muajin gusht të 2020-ës, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Ky ligj ndër të tjera parasheh sanksionimin e atyre që nuk respektojnë masat të cilat kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Bazuar në këtë ligj, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar 827 gjoba në qytete të ndryshme të vendit.
Ndërkaq, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se kanë vdekur 3 persona të prekur me koronavirus, derisa janë regjistruar edhe 40 raste të reja./Gazeta Sinjali/