Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 517 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurse deri më sot në nivel vendi janë vaksinuar 189 mijë e 6 persona. Gjithashtu dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 45 mijë e 15 persona.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë konfirmuar 10 raste pozitive me virus, si dhe asnjë rast i vdekjes. Ndërkaq numri i të shëruarve të raportuar dje nga Ministria e Shëndetësisë është 12.
Në vendin tonë janë vetëm 165 raste aktive, kurse gjatë ditës së djeshme janë kryer 1 mijë 580 testime./Gazeta Sinjali/