4 nga të lënduarit nga tërmeti tragjik në Shqipëri janë në observim në spitalin e Traumës në Tiranë. Kështu njoftoi drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.
Sipas tij në spital janë 33 të shtruar, ndërsa një i plagosur është transferuar në Itali, një në spital privat dhe dy në shtëpi.
Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti është 40, ndërsa të lënduarve është mbi 750.