image Mbi 737 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19

Shëndetësi

Mbi 737 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19

news image

Përderisa numri i rasteve pozitive po bie, njëjtë po shkon edhe procesi i vaksinimit kundër COVID-19.

Në javët e fundit ka një rënie të interesimit për vaksinim, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka ofruar alternativa të ndryshme, duke mundësuar kudo vaksinimin dhe pa termin, në mënyrë që të motivohen qytetarët.

Deri më tani në Kosovë janë administruar rreth 1.6 milionë vaksina, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 737 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës. Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSH-së.

/GazetaSinjali/