image Mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë, zgjerohet harta e komunave të prekura

Kosovë

Mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë, zgjerohet harta e komunave të prekura

news image

Në Kosovë janë konfirmuar të premten edhe 34 raste të reja me koronavirus. Me këtë shifër, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në mbi 700.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) mbrëmë ka njoftuar se janë testuar 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga testimi i këtyre mostrave, 34 kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Rahoveci, Dragashi, Prishtina, Skenderaj, Malisheva dhe Zveçani.

“Sot më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër (34) raste”, thuhet në njoftim.

Nga rastet e konfirmuara mbrëmë me koronavirus, dy janë nga Komuna e Dragashit, rastet e para pozitive në këtë komunë.

Sidoqoftë, janë ende edhe 9 komuna në vend që po vazhdojnë të qëndrojnë të paprekura nga COVID-19.

Këto komuna janë: Mitrovica Jugore, Shtërpca, Kaçaniku, Novobërda, Mamusha, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti.

Përveç rasteve pozitive, në Kosovë deri më sot janë shëruar 162 persona, derisa gjatë ditës së djeshme u shënua vdekja e 19-të nga ky virus./Gazeta Sinjali/