image Mbi 700 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 700 raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dje ka njoftuar për 797 raste aktive me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të këtij raporti nga 1021 testime 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.Ku me një dozë të vaksinës janë vaksionuar  98.500 qytetarë dhe 818.072 qytetarë të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Tutje në raport thuhet se janë  shëruar 61 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.

/Gazeta Sinjai/