image Balerini kryesor i Ukrainës vritet nga sulmet ruse

Botë

Balerini kryesor i Ukrainës vritet nga sulmet ruse

news image

Balerini kryesor i Operas Kombëtare të Ukrainës, 43-vjeçari,  Artem Datsishin, ka humbur jetën të enjten si pasojë  e plagëve të marra muajin e kaluar nga zjarri i artilerisë ruse.

Lajmin e ka konfirmuar mikja e tij, Tatiana Borovik, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

“Nuk mund ta shpreh dhimbjen që ndiej”, ka shkruar ajo.

Datsishin është ndër personazhet më të fundit të famshëm ukrainas që janë vrarë në konflikt.

Aktorja Oksana Shvets, 67 vjeç, u vra në një sulm me raketa në kryeqytet, sipas Kyiv Independent.

Ajo ishte një veterane e skenës dhe ekranit për dekada në Ukrainë dhe fituese e një prej vlerësimeve më të larta artistike të vendit.

Pasha Lee, një aktor që interpretonte dublimin e zërit për filmat e njohur në gjuhën angleze, duke përfshirë The Hobbit, u vra në periferi të Kievit të dielën, sipas raportimeve.

/GazetaSinjali/