image Mbi 700 civilë të vrarë në Chernihiv, gërmohen varre të reja

Botë

Mbi 700 civilë të vrarë në Chernihiv, gërmohen varre të reja

news image

Tri javë pasi trupat ruse hoqën rrethimin e tyre të qytetit Chernihiv, varre të reja janë ende duke u gërmuar në varrezat kryesore. Kreu i këshillit të qytetit Oleksandr Lomako deklaroi se më shumë se 700 civilë janë vrarë në qytetin verior.

Dy fusha janë plot me varre dhe një e treta po gërmohej nga toka kur ishim ne atje.

Rreth një e katërta kishin lule, qirinj, fruta dhe sende të tjera të vendosura pranë tyre, çka tregonte se ata ishin vizituar nga të afërmit e të ndjerëve. Por pjesa tjetër ishte shënuar me pllaka në shkopinj druri që tregonin emrat, si dhe datat e lindjes dhe vdekjes.

Ne takuam një grua që po kërkonte varret e motrës dhe burrit të saj, të cilët u vranë nga bombardimet. Ishin njerëz paqësorë, ishin kërcimtarë. Ajo nuk e dinte nëse trupat e tyre ishin gjetur, apo ku ishin varrosur”, raporton BBC.

/GazetaSinjali/