image Mbi 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 63 mijë e 433, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 534 raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 54 mijë e 891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Dje Qeveria në detyrë e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e reja antiCOVID.

Me vendimet e reja, orë policore nuk do të ketë në asnjë qytet të Kosovës, studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objekte të fakulteteve, derisa orari i punës së operatorëve ekonomikë në gjithë Kosovën do të jetë nga ora 05:00 deri në 22:00.

Mes tjerash në njoftim është thënë se në tubimet publike, të organizuara në ambiente të hapura mund të marrin pjesë 80 persona, derisa në ato të mbyllura deri në 50 persona, për dallim nga 30 persona sa janë lejuar në hapësira të mbyllura dhe 50 në ato të hapura deri më tani.

/GazetaSinjali/