image Mbi 66 mijë ukrainas janë kthyer në vendlindje për të luftuar

Botë

Mbi 66 mijë ukrainas janë kthyer në vendlindje për të luftuar

news image

Mbi 66 mijë e 200 burra ukrainas janë kthyer për të luftuar në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, ku tha se këta burra ukrainas janë kthyer nga jashtë për të luftuar.

“66224.Ja sa burra u kthyen nga jashtë në këtë moment për të mbrojtur vendin e tyre nga hordhia. Këto janë 12 brigada të tjera luftarake dhe të motivuara! Ukrainas, ne jemi të pathyeshëm! #LuftoniSiUkrainas”, thuhet në postimin e tij në Twitter.

/GazetaSinjali/