image Mbi 64 mijë të vaksinuar në Kosovë, javën tjetër nis dhënia e dozës së dytë

Shëndetësi

Mbi 64 mijë të vaksinuar në Kosovë, javën tjetër nis dhënia e dozës së dytë

news image

Nga data 31 maj, do të fillojë dhënia e dozave të dyta, pasi tashmë atë e kanë marrë mjekët që dozën e parë e morën në Kukës. Deri sot janë vaksinuar mbi 64 mijë qytetarë.

Këto informacione i ka bërë të ditura Niman Bardhi, menaxher i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”.

Me doza të para deri në mesditën e të dielës janë vaksinuar vetëm 100 persona në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe, ka vazhduar imunizimi edhe në komunat e tjera, ku janë vaksinuar rreth 700 persona.

Përveç personave që lajmërohen në qendrat e vaksinimit, thirrja po vazhdon edhe për ata që janë regjistruar në platformën elektronike e-Kosova.

MSH-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të ҫdo grupmoshe të regjistrohen në e-Kosova.

Ulja e numrit të rasteve pozitive dhe numrit të vdekjeve ka qenë arsyeja që MSh-ja do t’i lirojë masat nga e hëna ku përfshihen: heqja e orës policore, zgjatja e orarit të punës për gastronominë deri në orën 23 dhe heqja e pjesshme nga detyrimi për bartjen e maskës. /Gazeta Sinjali/