image Gjykata i dënon 5 të akuzuarit për narkotikë me mbi 16 vjet burg

Drejtësi

Gjykata i dënon 5 të akuzuarit për narkotikë me mbi 16 vjet burg

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Tair Semsiji, Arif Bekteshi, Sulltan Rashiti, Fidan Rashiti dhe Ali Rrustemi.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i akuzuari T.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje, blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datë 07.10.2022, si dhe me dënim me gjobë në shumë pesë mijë €uro (5.000 €), për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje, blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej  3 mijë euro, për veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  të paautorizuar të armëve, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari S.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  të paautorizuar të armëve të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 16.12.2020 deri me 07.10.2022.

I akuzuari F.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 6 muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1.500 euro për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datën 30.11.2021.

I akuzuari A.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope si dhe dënim me gjobë në lartësi prej  3 mijë për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  të paautorizuar të armëve të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datën 07 tetor 2022. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, njofton Gjykata.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/