Këshilli Qendror i Zgjedhjeve i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se deri në orën 13:00, 6 mijë e 416 studentë kanë votuar online për zgjedhjet studentore në këtë universitet, shkruan Gazeta Sinjali.
“KQZ UP ju informon që deri në ora 13:00 të drejtën e votës përmes votimit elektronik e kanë ushtruar 6416 studentë, ose 22.8 % i numrit të përgjithshëm të studentëve me të drejtë vote”, thuhet në njoftimin e Universitetit.
Në njoftimin e KQZ UP thuhet se ky komision do të informojë në vazhdimësi për numrin e pjesëmarrjes së studentëve përmes votimit elektronik./Gazeta Sinjali/