Aktualisht në Kosovë 6 mijë e 402 pacientë janë duke luftuar me koronavirusin, prej tyre 410 janë të shtrirë në spitale duke marrë trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 106 mijë e 489 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 2 mijë e 210 kanë vdekur.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy vdekje dhe 4 raste pozitive me koronavirus, ndërsa janë shëruar 202 pacientë duke e çuar kështu në 97 mijë e 877 numrin e të shëruarve gjithsej./Gazeta Sinjali/