Numri i të infektuar me COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 6.6 milionë, me 6 milionë e 601 mijë e 349 të konfirmuar aktualisht.
Kështu ka bërë të ditur gjurmuesi i Universitetit “Johns Hopkins”, raporton CNN.
Vdekjet po i afrohen shifrës 390 mijë me numrin aktual në 389 mijë e 645.
Shifrat, të cilat bazohen në raportet zyrtare dhe mediatike, ka të ngjarë të nënvlerësojnë ndjeshëm shkallën e pandemisë për shkak të regjimeve të ndryshme të testimit dhe regjistrimit, si dhe të nën-raportimit të dyshuar. /Gazeta Sinjali/