image Mbi 55 mijë të vaksinuar me vaksinën antiCOVID në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 55 mijë të vaksinuar me vaksinën antiCOVID në Kosovë

news image

150 persona mbi moshën 65 vjeçare janë vaksinuar deri në orën 12:00 këtë të premte në qendrën ‘1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas koordinatorit të kësaj qendre të vaksinimit Niman Bardhi deri më tani janë vaksinuar mbi 55 mijë persona.

“Nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar, ndërsa totali i të vaksinuarve nga fillimi ka kaluar shifrat e mbi 55 mijë të vaksinuarve”, tha ai.

Deri në këtë qast çdo gjë është në mënyrën më të mirë. Ka interesim dhe me lehtësimin me marrjen e listave po paraqet lehtësimin tonë”, ka bërë të ditur Bardhi./GazetaSinjali/