image Mbi 500 të infektuar me COVID-19 vdiqën gjatë tre muajve të parë të 2021-ës në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 500 të infektuar me COVID-19 vdiqën gjatë tre muajve të parë të 2021-ës në Kosovë

news image

Që nga 1 janari deri më 31 mars 2021 në Kosovë kanë ndërruar jetë 537 qytetarë të cilët ishin të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë këtyre tre muajve janë testuar 242 mijë e 337 persona, prej të cilëve 39 mijë e 102 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, brenda këtyre muajve u shëruan 33 mijë e 137 të infektuar.

Momentalisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13, 804.

Kosova ishte shteti i fundit në rajon që filloi imunizimin e popullsisë me vaksinën antiCOVID.

Kurën kundër koronavirusit dje kanë filluar ta marrin profesionistët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Deri tani qeveria ka pranuar vetëm një kontingjent me 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, derisa kryeministri Albin Kurti ka premtuar se po bëjnë të pamundurën që sa më shpejt të arrijnë vaksinat e tjera.

Ndërkohë, programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se deri në muajin maj do të furnizohet me 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës antiCOVID nga COVAX./Gazeta Sinjali/