Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19, teksa në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 555.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë si pasojë e virusit.
Sot janë shëruar 33 qytetarë ndërsa numri në total i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 223.860.
Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.