image Mbi 4 miliardë euro mallra të importuara në Kosovë

Financa

Ekonomi/ Mbi 4 miliardë euro mallra të importuara në Kosovë

news image

Kosova ka importuar mallra me vlerë prej më shumë se 4 milardë euro nga vende të ndryshme të botës, ndërsa ka eksportuar rreth 340 milionë euro.

Sipas të dhënave të Doganës, nga mospërputhja ndërmjet vlerës së eksportëve dhe importëve, deficit vjetor tregtar në Kosovë ka arritur shifrën mbi 3 miliardë euro.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për REL, se në vitin 2019 ka pasur rritje edhe të eksporteve edhe të importeve.

“Derisa në vitin 2018, vlera e eksporteve ka qenë rreth 300 milionë euro, në vitin 2019 vlera e eksporteve është rritur për 8 për qind, përkatësisht 340 milionë euro. Edhe në aspektin e importit kemi rritje, por jo në aspektin e peshës, por kemi rritje në aspektin e vlerës, ku vlera e tërësishme e importit nga 3.9 miliardë sa ka qenë në vitin 2018, është rritur në 4 miliardë në vitin 2019”, ka thënë Stavileci.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova më së shumti importon makineri, pajisje mekanike dhe elektrike, produkte minerale, ushqime të përgatitura, pije dhe duhan, si dhe artikuj të tjerë./ Gazeta Sinjali/