image Mbi 4 mijë vaksina antiCOVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 4 mijë vaksina antiCOVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve janë administruar 4 mijë e 120 doza të vaksinës antiCOVID në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24-orësh, sipas të cilit 152 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 683 mijë e 758.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës. Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

/GazetaSinjali/