32 mijë e 414 persona janë vaksinuar me dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ku ka treguar se deri tani 2 mijë e 165 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar edhe 3 mijë e 64 doza të vaksinave.
1 milion e 716 mijë e 223 vaksina janë administruar deri tani në vend./GazetaSinjali/