image Rreth 300 të vdekur nga COVID-19 gjatë muajit prill në Kosovë

Shëndetësi

Rreth 300 të vdekur nga COVID-19 gjatë muajit prill në Kosovë

news image

Vetëm gjatë muajit prill në Kosovë kanë ndërruar jetë 294 pacientë, të cilët ishin të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë këtyre 30 ditëve janë konfirmuar 13 mijë e 970 raste pozitive me këtë virus, derisa janë shëruar 87 mijë e 66 persona të cilët ishin të infektuar.

Sipas raporteve ditore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përgjatë prillit janë kryer mbi 100 teste PCR.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 7 mijë e 983./Gazeta Sinjali/