image Mbi 30 të vrarë nga sulmet turke në veri të Sirisë, reagojnë kurdët

Botë

Mbi 30 të vrarë nga sulmet turke në veri të Sirisë, reagojnë kurdët

news image

Sulmet turke në Sirinë veriore kanë vrarë të paktën 31 persona, kurdë dhe ushtarë sirianë, sipas të dhënave të fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sulmet ajrore të nisura të shtunën vonë në mbrëmje dhe para agimit të sotëm nga ushtria turke në provincat Raqqa dhe Hasakeh (verilindore) dhe Aleppo (në veri) kushtuan jetën e 18 luftëtarëve kurdë dhe anëtarëve të forcave aleate lokale, 12 ushtarëve sirianë si dhe një civil, tha Observatori, i cili ka një rrjet të gjerë burimesh në Sirinë e shkatërruar nga lufta. 40 persona u plagosën gjithashtu.

Forcat siriane të udhëhequra nga kurdët, përkatësisht Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA, të udhëhequra nga milicia e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), thanë se do të hakmerreshin kundër sulmeve turke.

Ndërkohë, një ushtar turk dhe dy policë u plagosën nga një raketë e lëshuar nga territori sirian të dielën në provincën Kilis të Turqisë, në kufirin me Sirinë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Sipas Anadolu, raketa ra pranë një poste kufitare, por nuk dha detaje të tjera. 

/GazetaSinjali/