Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 35 pacientë, 12 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 23 të tjerë post-COVID.
Kështu është bërë e ditur nga ShSKUK.
Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacinetë;
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;
Spitali i Pejës, 4 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 1 pacient./GazetaSinjali/