image Mbi 28 mijë të vaksinuar deri tani në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 28 mijë të vaksinuar deri tani në Kosovë

news image

Është duke vijuar dita e gjashtë e procesit të vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku deri tani janë vaksinuar rreth 3.700 persona, ndërsa në total në Kosovë janë vaksinuar mbi 28 mijë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se sot deri tani janë vaksinuar 120 persona, ndërsa aktualisht janë dy ekipe mjekësore që po kryejnë vaksinimin.

“Pjesa e personelit është prezent por jo në numrin që kemi pritur. Interesimi është i madh i grupmoshave mbi 70-vjeç për t’u vaksinuar, aktualisht ky kontingjent ka qenë në plan që të vaksinohet shërbimi mjekësor”, ka thënë ai.

Procesi i vaksinimit me vaksinën e AstraZenecas ka përfunduar dhe po vazhdon ai i vaksinës Pfizer.

/Gazeta Sinjali/