image Mbi 27 mijë refugjatë ukrainas ka strehuar deri tani Gjermania

Botë

Mbi 27 mijë refugjatë ukrainas ka strehuar deri tani Gjermania

news image

Më shumë se 27 mijë refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë.

Policia Federale e Gjermanisë ka regjistruar 27,491 refugjatë nga Ukraina në Gjermani deri më tani, konfirmoi sot një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.

Por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, tha ministria.

Meqenëse nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme.

/GazetaSinjali/