Në Francë, 26.771 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit dhe 257 njerëz vdiqën si rezultat i COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me virus në Francë tani ka arritur në 1.165.278 dhe 35.018 kanë vdekur, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Numri i të infektuarve është më i ulët se dje, kur u regjistruan një rekord 52.010 raste të reja të infeksionit në një ditë.
Franca aktualisht renditet e pesta në botë për nga numri i njerëzve të infektuar me COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Indisë, Brazilit dhe Rusisë. /Gazeta Sinjali/