Sonte në Kosovë janë konfirmuar 96 raste të reja me koronavirus nga 207 mostrat që u testuan, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, nga 8 shkurti deri sonte në Kosovë janë testuar gjithsej 23 mijë e 137 persona të dyshimtë për koronavirus.
Nga të gjitha mostrat e testuar deri më sonte 2 mijë e 590 rezultuan pozitiv me COVID-19.
Prej tyre, 1 mijë e 394 janë shëruar, derisa 48 të tjerë të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/