image Mbi 22 mijë doza të vaksinës janë dhënë për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 22 mijë doza të vaksinës janë dhënë për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 486 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij njoftimi prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687 mijë e 553 doza të vaksinës.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë viktima dhe nga 12 mijë e 666 testime 2 mijë e 279 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. /GazetaSinjali/