Kordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në një konferencë për media ka dhënë informata lidhur me procesin e vaksinimit antiCOVID me dozën e dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Bardhi ka thënë se deri më tani janë të vaksinuar mbi 2000 punëtorë shëndetësorë me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
I pyetur për rrjedhën e procesit të vaksinimit, Bardhi ka thënë se oraret e caktuara po respektohen. GazetaSinjali