Në Komunën e Ferizajt sot janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me koronavirus.
Kështu numri i rasteve aktive në këtë komunë ka arritur në 227.
Komuna e Ferizajt po ashtu ka njoftuar se deri më sot janë shëruar 165 pacientë.
“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 16 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 227 numrin e rasteve aktive dhe 2 të shëruar që çon në 165 numrin e të shëruarve në Ferizaj”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/