image Mbi 2 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID

Shëndetësi

Mbi 2 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID

news image

2 mijë e 127 qytetarë të Kosovës e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID, prej kur u miratua më 9 dhjetor, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo numri i qytetarëve që e kanë marrë dozën përforcuese është shumë më i madh. Dozën përforcuese e kanë administruar mbi 22 mijë persona.

Kujtojmë që Kosova po ballafaqohet me numër të lartë të rasteve të reja qysh prej shfaqjes së rasteve të para me variantin Omicron.

Dje, sipas raportit të MSh-së, janë regjistruar 424 raste të reja dhe është shënuar një rast i vdekjes.

Mund të jetë një imazh i teksti

/GazetaSinjali/