Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2 mijë e 556 persona kundër COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në vend janë vaksinuar 77 mijë e 437 persona me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës anti-COVID.
Numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 776 mijë e 133./GazetaSinjali/