Në Kosovë, aktualisht shënohen 2.593 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Numri total i rasteve pozitive është 107.354 ndërsa i viktimave 2.242.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste.
Në Kosovë po vazhdon vaksinimi antiCOVID. Vetëm dje janë vaksinuar mbi 500 persona.
Numri total i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 61.500 persona.
Mbrëmë, po ashtu Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se zyrtarisht është arritur marrëveshja për sigurimin e 1 milion e 213 mijë e 290 vaksinave antiCOVID me “Pfizer”.
Sipas MSH-së, me vaksinat e siguruara, synohet që deri në fund të vitit 2021, të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.