image Mbi 2 mijë e 300 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 2 mijë e 300 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë 2 mijë e 381 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e virusit korona, ndërsa janë shënuar 119 raste të reja, teksa janë shëruar 500 pacientë.

Deri më tani, në vend janë administruar 1 milion e 812 mijë e 244 doza të vaksinave, ku 899 mijë e 310 qytetarë janë të vaksinuar me një dozë, 815 mijë e 521 me dy doza dhe 97 mijë e 261 me dozën e tretë apo atë përforcuese.

/GazetaSinjali/