image Mbi 19 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 19 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 19 mijë e 458 doza të vaksinës antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton kjo ministri, deri më sot 338 mijë e 147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq që nga fillimi i procesit të vaksinimit, 975 mijë e 279 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 raste të vdekjes  dhe nga 10 mijë e 851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. /GazetaSinjali/