image Mbi 17 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 17 mijë qytetarë të vaksinuar për 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17 mijë e 643 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 193 mijë e 786 doza të kësaj vaksine.

Kurse deri më sot, 453 mijë e 760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë raste të vdekjes nga koronavirusi ndërkaq nga 5 mijë e 95 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 1 mijë e 434 qytetarë, përderisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148 mijë e 781./GazetaSinjali/