Që nga fillimi i pandemisë, 1 milion e 214 mijë e 599 mostra janë testuar për COVID-19 në Kosovë, 160 mijë e 238 prej të cilave rezultuan pozitive, raporton Gazeta Sinjali.
Nga numri i përgjithshëm i të të infektuarve, 2 mijë e 964 kanë ndërruar jetë, ndërkaq, 155 mijë e 379 janë shëruar.
Kësisoj, numri i rasteve aktive ka mbetur 1 mijë e 895.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se që nga fillim i procesit të vaksinimit, e deri më tani, janë dhënë 1 milion e 388 mijë e 583 doza të vaksinës antiCOVID./Gazeta Sinjali/