image Mbi 16 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë sot

Shëndetësi

Mbi 16 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë sot

news image

Mbi 16 mijë doza të vaksinës janë administruar sot në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti,  i cili ka thënë se vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes.

“Mbi 16,000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë. Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja”.

Vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes! Komplimente për ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

/Gazeta Sinjali/