image Mbi 1500 viktima në SHBA, koronavirusi tregon agresivitetin edhe në Amerikën Latine

Shëndetësi

Botë/ Mbi 1500 viktima në SHBA, koronavirusi tregon agresivitetin edhe në Amerikën Latine

news image

Pandemia e koronavirusit me origjinë nga Kina vazhdon të tregojë agresivitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 1568 viktima të tjerë.

Sipas të dhënave nga Universitetit “Johns Hopkins” deri në këto momente 1.3 milionë amerikanë janë infektuar nga koronavirusi ndërsa 78,746 prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërkohë virusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në Amerikën Latine. Vetëm në 48 orët e fundit u regjistruan 20 mijë raste të reja dhe 1200 viktima.

Brazili është vendi më i goditur nga virusi i ri me 145 mijë të prekur dhe rreth 10 mijë viktima, më pas renditet Peruja me 65 mijë të infektuar dhe 1814 viktma, e cila ndiqet nga Ekuadori, Meksika, Kili dhe Kolumbia.

Deri në këto momente në Amerikën Latine raportohen 342.818 persona të prekur nga koronavirusi dhe 18.692 viktima.