Numri i viktimave nga koronavirusi në Amerikën Latine ka tejkaluar shifrën prej 150 mijë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shpërthimi i pandemisë pritet të arrijë kulmin në këtë rajon.
Vendi me numrin më të madh të të infektuarve është Brazili i cili ka afro 2 milionë njerëz me koronavirus.
Në ndërkohë, në Peru janë konfirmuar gati 340,000 raste dhe ky shtet ka emëruar një ministër të ri të Shëndetësisë për të trajtuar krizën e pandemisë./Gazeta Sinjali/