image Mbi 15 mijë vaksina në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 15 mijë vaksina në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 15 mijë e 910 doza të vaksinave janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu deri tani numri i vaksinave të administruara në vend ka shkuar në 1 milion e 328 mijë e  825.

Ndërkaq, 797 mijë e 866 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Sot, në vend janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 45 raste pozitive me virus./Gazeta Sinjali/