image Mbi 1400 mjekë e infermierë kanë dalë pozitivë me koronavirus në Itali

Shëndetësi

Botë/ Mbi 1400 mjekë e infermierë kanë dalë pozitivë me koronavirus në Itali

news image

Në Itali 1 mijë e 423 mjekë e infermierë kanë dalë pozitivë me koronavirus në Itali.

Sipas të dhënave të Insitutit Suprem të Shëndetësisë Publike, në Itali 1 mijë e 423 mjekë e infermierë janë pozitivë me koronavirus në Itali. Mbi 2 mijëështë numri i kolegëve që kanë qënë në kontakt me ta e janë të detyruar të izolohen në karantinë.

Agjensia për mbrojtjen e shëndetit publik në këtë provincë ka apeluar kërkesën për mjekë e infermierë.

Pak ditë më parë dy mjekë në Veri të Italisë, në Veneto e Lombardi ishin viktimat e parë të pandemisë. Ndërsa sot në jug të Italisë, aty ku rastet e personave të infektuar numërohen me gishta, janë regjistruar 2 mjekët e parë pozitivë nga koronavirusi në qytetin e Leçes.

Për të nderuar punën e të gjithë mjekëve dhe infermierëve në këto ditë të vështira që po kalon Italia, me një apel në Facebook, sot në ora 12:00 u organizua një flash me një duartrokitje të gjatë, dedikuar atyre nga ballkonet e dritaret e shtëpive./Gazeta Sinjali/